Agjërimi me ndërprerje përmirëson shëndetin e veshkave

Agjërimi me ndërprerje përmirëson shëndetin e veshkave
Agjërimi me ndërprerje përmirëson shëndetin e veshkave
Anonim

Një studim i ri në minj laboratori me obezitet të shkaktuar nga dieta zbuloi se ushqyerja me kohë të kufizuar përmirësonte shënuesit e shëndetit të veshkave dhe enëve të gjakut. Studimi u prezantua në konferencën e Shoqatës Amerikane Fiziologjike (APS) dhe Shoqatës Amerikane të Nefrologjisë mbi Kontrollin e Funksionit të Veshkave në Shëndet dhe Sëmundje në Charlottesville, Virxhinia, shkruante në botimin e saj faqja e internetit medicalxpress-com.

Ekipi hulumtues, i bazuar në Universitetin e Alabamës në Birmingham, i ushqeu minjtë me një dietë me yndyrë të lartë. Pasi minjtë zhvilluan obezitet, studiuesit i ndanë kafshët në dy grupe. Gjysma kishin akses të vazhdueshëm në ushqim, ndërsa gjysma tjetër e brejtësve mund të hanin 12 orë në ditë, gjatë të cilave ata ishin më aktivë - nga ora 19:00 deri në 7:00 të mëngjesit.

Mijtë me kohë të kufizuar treguan një sërë përmirësimesh në shëndetin e veshkave të tyre në krahasim me minjtë e ushqyer me yndyrë të lartë. Ata sekretuan më pak një shënues kyç të dëmtimit të veshkave. Në enët e vogla të gjakut në veshkat e tyre, pati një rritje të koenzimës metabolike NAD+ dhe aktivizimi i enzimës kryesore metabolike AMPK ishte i ngjashëm me atë te minjtë në një dietë normale.

"Këto të dhëna tregojnë se kufizimi i kohës së marrjes së yndyrës redukton dëmtimin e veshkave dhe rrit metabolizmin vaskular të veshkave, ndoshta lidhur me rritjen e aktivizimit të AMPK në obezitet," përfunduan studiuesit.

Agjërimi me ndërprerje shprehet në aplikimin çdo ditë të një intervali 6, 8, 10, 15 orësh, pa ngrënë.

Recommended: